Filipçe: Momentalisht nuk do të vendosim në karantinë Tetovën dhe Gostivarin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp në pyetje të gazetarëve nëse duhet të vendoset karantinë në Gostivar dhe Tetovë tha se momentalisht nuk ka një opsion të tillë.

“Ne po i shqyrtojmë këto çështje, biseduam për këto masa dhe konkludimi është se momentalisht nuk do të vendosim karantinë për Tetovën dhe Gostivarin. Theksin e çojmë te vaksinimi duke përfshirë edhe këto qytete ku është numri më i madh i pacientëve dhe pacientëve të hospitalizuar”, tha Filipçe.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për shkak se kjo është e vetmja mënyrë për ta luftuar pandeminë e coronavirusit.

Ndryshe, qyteti i Gostivarit dhe Tetovës janë ndër qytetet me më së shumti të infektuar, ndërsa në Maqedoni për çdo ditë ka mbi 1000 raste në ditë dhe dhjetëra të vdekur.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *