Qeveria pas mbledhjes së djeshme paralajmëroi se sot do të duhej të vazhdonte shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve të qytetarëve në përputhje me kërkesat e tyre.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, siç informuan nga Qeveria, në mbledhje informoi se akti nënligjor lidhur me dhënien e formularëve për letërnjoftimet e reja do të publikohet deri mbrëmë në “Gazetën zyrtare”, dhe se me atë do të mundësohet menjëherë të fillojë shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve të qytetarëve në përputhje me kërkesat e tyre të parashtruara.
Mbledhja e njëqindtë qeveritare ishte me pikë të vetme të rendit të ditës, ku u shqyrtua Informata për tejkalimin e gjendjes aktuale lidhur me dhënien e formularëve të letërnjoftimeve të reja.
Në mbledhje, Qeveria, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, e detyroi ministrin t’I ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për miratim të rregullës nënligjore në pajtim me autorizimet nga Ligji për letërnjoftime dhe ta harmonizojë me dispozitat e Ligjit për përdorim të gjuhëve, me çka mundësohet dhënia pa pengesë e formularëve për kërkesë për dhënie të letërnjoftimit, formularit të vërtetimit për kërkesë të parashtruar për dhënie të letërnjoftimit, formularit për letërnjoftim, procedurës për dhënie dhe zëvendësim të letërnjoftimit, si dhe për mënyrën për udhëheqje të evidencës për letërnjoftime të dhëna. Spasovski I informoi kryeministrin dhe ministrat se rregulla nënligjore do të publikohet deri në fund të ditës në “Gazetën zyrtare” dhe se prej sot do të mundësohet shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve.