Sot me drejtorin e Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut(ISRMV), Xhevat Kicara, nënshkruam Marrëveshjen për dhurimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera nga ana e ISRMV-së për Shkollën Fillore Komunale të Çairit “Hasan Prishtina”, ka shkruar ne rrjetin social Facebook kryetari i komunes se Çairit, Visar ganiu transmeton Info7.mk. Në nëshkrimin e Marrëveshjes ishte e pranishme edhe drejtoresha e SHFK “Hasan Prishtina”, Luljeta Qerimi.Kjo dhuratë që sot na u bë nga Instituti për Standardizim i Maqedonisë së Veriut, është më se e mirëseardhur edhe për vet faktin se jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, por edhe për arsye se sivjet shkollat po startojnë me një mënyrë inovative të mësimdhënies e mësim-nxënies, ndërsa këto pajisje janë me shumë peshë.
Falënderova Institutin për standardizim të Maqedonisë së Veriut dhe shfaqa shpresën se këta kompjuterë do të shërbejnë si një bazë e mirëfilltë për edukimin e nxënësve dhe lehtësim të procesit të ligjërimit nga ana e mësimdhënësve, por edhe e administratës së shkollës. Dua me këtë rast të përkujtoj se çdo ndihmë që vije për shkollat tona, për procesin edukativ, për arsimtarët dhe për nxënësit, është vetëm se edhe një shtyllë që i vendoset avancimit të edukimit por me këtë edhe forcimit të shoqërisë sonë. Përndryshe, Komuna e Çairit është anëtare e Kuvendit të Institutit për standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shkruar ai transmeton Info7.mk