Realizimi i procesit të Regjistrimit të popullsisë është ujdi mes pushteti dhe opozitës dhe nuk mendohet për anulimin e tij.
Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
“Nuk duhet të mendojmë për anulimin e tij, pasi është detyrim i yni”, tha Zaev, transmeton TV21.
Ka bërë të ditur se tashmë janë në rrjedhë përgatitjet dhe është koha e fundit për zbatim të të njëjtit, pasi siç shtoi Zaev, jemi shteti i vetëm që për më shumë se 20 vjet nuk ka realizuar Regjistrim.