Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme solli masa më të reja, protokolle dhe rekomandime për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga Covid-19, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Në vend këto ditë gjatë gjithë kohës rritet numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga Covid-19. Vetëm dje janë regjistruar 999 raste të reja, kanë vdekur 14, ndërsa janë shëruar 184 pacientë.
Nga 1 shtatori shtetasit vendor dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar dorëzojnë certifikatë/vërtetim për imunizim të kryer (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht dy doza të pranuara të vaksinës kundër KOVID-19, ose certifikatë/vërtetim për KOVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ të testit RT PCR SARS-CoV-2, të bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për qytetarët tanë të cilët do të kthehen në vend pas 1 shtatorit, ndërsa nuk kanë PCR-test, ose vërtetime për vaksinë ose për COVID-19, do të caktohet masë e karantinës prej shtatë ditëve izolim shtëpiak me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa me miratim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, është sjellur vendim që viti shkollor 2021/2022 të fillojë me prani fizike, me kapacitet të plotë, sipas protokolleve të vërtetuara dhe të sjellura.