Gjatë ditës së djeshme, është shënuar interes dukshëm i madh për vaksinim midis qytetarëve. Vaksinimi zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në të gjithë shtetin, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, në konkludim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 599,716 qytetar. Dozën e parë dje e kanë marrë 12.049 qytetarë, ndërsa dje janë vaksinuar gjithsej 18.877 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1.079.049 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 479,333 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Me numrat e fundit, siç theksohet, 68 për qind e popullsisë mbi moshln 70 vjeçare e kanë marrë një dozë të vaksinës, 65 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeçare është vaksinuar me një dozë të vaksinës, 61 për qind e popullsisë mbi moshën 60 vjeçare është vaksinuar me një dozë të vaksinës dhe 51 për qind e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me një dozë të vaksinës.
Qytetarët vaksinohen pa takim, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, vendbanim. Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e takimeve për vaksinimin e fëmijëve.