Situatë kaotike rrugëve të Kabulit, qytetarët ikin nga paniku dhe frika e talebanëve – pamje të plaçkitjeve në mes të ditës në qendër të qytetit

Rrugët që çojnë drejt kryeqytetit të Afganistanit janë ngufatur nga veturat e shumta, pasi që qytetarët e kapluar nga paniku e frika e talebanëve, po bëjnë çmos që të ikin nga Kabuli.

Siç raporton BBC, talebanët u futën mbrëmë në Kabul, por siç bën të ditur zëdhënësi i tyre, ata duan një kalim paqësor të pushtetit, transmeton Telegrafi.

Presidenti afgan Ashraf Ghani mbrëmë u largua nga vendi, dhe raportohet se ka shkuar në Taxhikistan së bashku me një pjesë të kabinetit të tij.

Farzana Elham, deputete në Kabul ka thënë për BBC se banorët janë të frikësuar dhe po mundohen të largohen nga qyteti apo të fshihen nëpër shtëpitë e tyre.

Ata gjithashtu po shkojnë në masë të madhe nëpër banka për të tërhequr paratë që i kanë kursyer, nga frika se do t’i humbin të gjitha me ardhjen e talebanëve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *