Hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese kundër Covid në Maqedoninë e Veriut


Nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese anti-kovid, sipas të cilave qytetarët e vaksinuar do të mund të hyjnë në ambiente dhe ngjarje në vende të mbylluara dhe të hapura , ndërsa dje kreu i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se përveç të vaksinuarve, në këto ambiente do të lejohet hyrja edhe për personat që kanë kaluar koronavirusin në 45 ditët e fundit.

Sipas këtyre masave, do të duhet një konfirmim i detyrueshëm i imunizimit të paktën me një dozë, në hyrje të çdo objekti në natyrë, përfshirë objektet e hotelierisë, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm, por edhe për çdo ngjarje, festim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, me çka do të ketë një shërbim roje për të kontrolluar paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit në hyrje. Këto masa do të zbatohen për persoant mbi 18 vjeç.

Për klubet e natës, mbetet ndalimi i punës në ambientet të mbyllura. Tarracat me 50 përiqnd të kapacitetit hapësinor dhe një numër i kufizur viziotrësh lejohet të frekuentojnë.

Duke pasur parasysh rritjen e madhe të numrit të të sapodiagnostikuarve dhe të shtruarve në spital me Kovid-19 në javët e ardhshme, sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, situata mund të jetë kritike, por sistemi shëndetësor është gati për një valë të re.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *