Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka fluks të madh pacientësh në spitalin e Tetovës dhe po bëhet një riorganizim intensiv në mënyrë që të ketë përkujdesje të duhur për të gjithë. Me këtë rast po merret parasysh edhe vendosja e masave shtesë parandaluese në nivel lokal kundër Covid-19, të cilat do të diskutohen nesër. “Kolegëve nga Tetova u jepet mbështetje adekuate sa i përket stafit dhe akomodimit. Dy ditë më parë, pacientët u vendosën në spitalin në fshatin Leshok, dhe nëse është e nevojshme, pacientët do të akomodohen në spitale të tjera aty pranë ose në Shkup”, thonë nga MSH.