Prej nesër kafe vetëm me certifikatë vaksinimi

Prej nesër hyjnë në fuqi masat restriktive për mbrojtje nga virusi COVID 19. Duke filluar nga dita e nesërme ndalohen organizimi i do eventi/ngjarje dhe puna e objekteve hotelierike në hapësira të mbyllura, ndërsa në hapësira të hapura do të kërkohet certifikatë për vaksinim, por nëse në atë objekt ka më shumë se 30 persona.

“Përveç certifikatës së kërkuar të vaksinës, të paktën një dozë, për hyrjen në të gjitha ngjarjet e organizuara në hapësirë të mbyllur dhe të jashtme, do të jetë e mjaftueshme të bashkëngjitet edhe një vërtetim se pacienti ka qenë i infektuar me Kovid në afat prej 45 ditëve. Ato janë 30 ditët e nevojshme për të kaluar kohën e vaksinimit dhe 15 ditë për të organizuar vaksinimin”, ka thënë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e masave të reja në periudhën e ardhshme.

“Ne do të flasim më tutje. Tani ky është hapi i parë me të cilin duam të nxisim vaksinimin. Do të shohim se cilat do të jenë njohuritë. Është e mundur që të ndërmarrim masa shtesë në javët e ardhshme, por diçka që është shumë e qartë dhe që po ndodh në të gjithë botën, është që të gjitha vendet zgjidhjen e vetme e shohin në vaksinimin”, ka  thënë Filipçe.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *