Mijallkov dërgohet në burgun e Shutkës, i ndërpritet arresti shtëpiak

Gjykata pranoi propozimin e prokurores Lençe Ristovska që të akuzuarit Sasho Mijallkov t’i ndërpritet arresti shtëpiak dhe e njëjta të zëvendësohet me paraburgim efektiv. Kështu që Mijallkov pas kësaj seance gjyqësore do të dërgohet në burgun e Shutkës, ku do të qëndroj më së shumti 60 ditë, gjegjësisht deri në në hyrjen në fuqi të aktvendimit të plotë. Ndryshe Mijallkov për rastin “Target-Fortesa” sot u shpall fajtor dhe u dënua me 12 vjet burgim./ALSAT

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *