Mbrëmë një 16 vjeçar para Qendrës Kirurgjike në Shkup, ka shkelur mjekun respektivisht kirurgun e njohur i cili ka marrë lëndime të rënda. Siç informon policia, mbrëmë rreth orës 212 në SPB Shkup, është paraqitur lajmi se në udhëkryqin e bulevardit “Nëna Terezë” dhe rrugës “Elisie Marko” vetura e tipit BMV x6 me regjistrim të Shkupit, e drejtuar nga 16 vjeçari nga fshati Singeliç ka goditur kirurgun Gjorgji Jota nga Shkupi.