Në 20 vjetorin e masakrës së Lubotenit, bashkë me familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përfaqësues qeveritarë, si dhe me kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Fazli Veliun-Daja, sot bëmë homazhe dhe vendosëm lule tek varrezat e viktimave të kësaj masakre.
Sot dhe përgjithmonë viktimat e masakrës së Lubotenit do të mbesin në kujtimet tona, ndërsa gjaku i tyre i derdhur do të mbetet i freskët për të ujitur lirinë që po e gëzojmë ne, e që do ta gëzojnë edhe pasardhësit tanë.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!