Shqetësuese,për shtatë ditë regjistrohen mbi 2 mijë raste me COVID-19

Para shtatë ditëve në Maqedoninë e Veriut kishte më pak se një mijë raste aktive me COVID-19.

Ndërsa sipas raportit të djeshëm, në vend numri i rasteve aktive është rritur në 3.135, që do të thotë se për një javë janë regjistruar 2.180 raste.

Dy ditët e fundit është rritur edhe numri i të vdekurve. Të martën kishte katër të vdekur, ndërsa dje u raportuan tetë pacientë të vdekur, që kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Numri më i lartë i rasteve aktive është në Shkup (1053) dhe Tetovë (755).

Numri i përgjithshëm i të infektuave që nga fillimi i pandemisë në vend ka arritur në 159.269, prej të cilëve 150.613 janë shëruar, ndërsa 5.521 kanë ndërruar jetë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *