Grubi: Kërçova është shembëlltyra e Marrëveshjes së Ohrit

 Sot Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi morri pjesë në Panel diskutimin me temë “ Decentralizimi para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit”, organizuar nga Komuna e Kërçovës dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi para të pranishmëve në këtë Panel diskutimi ka folur mbi rëndësinë e Ligjeve të cilat janë miratuar nga Marrëveshja e Ohrit dhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë këtyre dy dekadave.

“Në karakteristikat e sotme të komunës së Kërçovës shëmbëllen më së miri çdo karakteristikë ë Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Ishte shumë ë vështirë për ta arrirë, kaloi nëpërmjet një konflikti me viktima, me rrënime, për të arritur deri të nënshkrimi i kësaj marrëveshje me 13 Gusht në qytetin ë Shkupit. Një prej pjesëve kryesore të kësaj marrëveshje ishte decentralizimi, ndarja e re territoriale që e karakterizon në mënyrën më të denjë të mundur përbërjen e secilës prej komunave tona.  Një prej këtyre çështjeve kyçe ishte edhe Kërçova. Me Ligjin për ndarjen territoriale parashihej që Kërçovës t’i bashkangjiteshin disa prej komunave dhe në këtë mënyrë të krijon një pasqyrë shumë më të mirë të realtë të përbërjes të qytetarëve të kësaj komune dhe siç jeni që të gjithë dëshmitarë edhe Marrëveshja e Ohrit i kishte vështirësite e veta gjatë zbatimit ashtu e kishte edhe kjo pjesë e ligjit për ndarjen territoriale sa i përket Kërçovës me dy shtyerje një pas një për arsye të hezitimit të elitave politike të asaj kohe rreth bashkimit të Kërçovës në një komunë të vetme dhe drejtimit të asaj komune nga Fatmiri aso kohe dhe nga Fatmiri sot. Asgjë e keqe nuk i ndodhi Maqedonisë së Veriut nga Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe. Asgjë e keqe nuk i ndodhi Maqedonisë nga Ligji për ndarjen territoriale, asgjë e keqe nuk i ndodhi Maqedonisë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës apo nga Universiteti Nënë Tereza. Asgjë e keqe nuk i ndodhi Maqedonisë nga punësimi i shqiptarëve dhe të tjerëve në administratën e shtetit, asgjë e keqe nuk i ndodhi Maqedonisë nga Marrëveshja e Ohrit, përkundrazi ky shtet përfitoi shumë. Përfitoi qytetarë më lojal për arsye se shteti filloi të bëhet më lojal ndaj qytetarit, sepse shteti filloi të bëhet më i barabartë. Ju kujtohen protestat kundër ligjit për përdorimin ë gjuhëve, ju kujtohet se bashkë me Goranin kemi qenë deputet ndërhyrja e grupeve në Parlament vetëm se Talat Xhaferi do të zgjidhej Kryetar. Desha ta ndërlidh me Fatmirin për kryetar komune. A ju kujtohet fjalimi i Gruevskit në Kërçovë? Kundër zgjedhjes së Fatmir Deharit për kryetar komune. Nga kjo perspektivë e sotme sa e pavlerë duket gjithë ajo histeri e elitave politike të asaj kohe për arsye se u dëshmua që me Fatmirin jo vetëm që Kërçova u bë vend më i mirë po u dëshmua që Fatmiri është shumë kryetar më i mirë për të gjithë qytetarët se sa vet Bllagoja”, ka thënë kështu Zëvendëskryeministri Grubi në fjalimin e tij.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *