Studentët në Tetovë tashmë për transport publik do të paguajnë nga 2500 denar për një vit. Kjo vjen pas kërkesës së tyre për ulje çmimi dhe vullnetit të kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi që studentët të paguajnë më lirë. Ndryshe, fillimisht u vendos që çmimet e biletave të ndahen në pesë kategori: (A) për të gjithë qytetarët, (B) studentët dhe administratorët, (C) pensionistët dhe personat me invaliditet të ulët, (D) të punësuarit në komunë dhe (E) për personat me mbi 80 për qind invaliditet.