Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit ka marrë vendim për ndalimin e dasmave në hapësira të mbyllura nga 16 gushti. Ndërsa certifikata për vaksinim bëhet e obligueshme.
“Deri më 15 gusht, të gjitha objektet hotelierike të regjistruar për festa mund të punojnë në hapësira të mbyllura vetëm me respektimin e masave kundër KOVID-19, me 40 për qind të kapacitetit dhe më së shumti 250 mysafirë, në pajtueshmëri me protokollet që janë në fuqi.Për klubet e natës (diskotekat), kabaretë, baret mbetet në fuqi ndalesa për punë në pjesën e mbyllur të objektit, përveç pjesës së hapur (teracave) me 50 për qind të kapacitetit të hapësirës dhe me numër të kufizuar të mysafirëve, më së shumti deri më 1 000 persona, në pajtueshmëri me protokollet ekzistuese.-
Nga 16 gushti i vitit 2021 ndalohet tërësisht puna dhe organizimi i të gjitha llojeve të ngjarjeve në hapësirat e mbyllura në të gjitha objektet hotelierike ( edhe në kafenetë), përfshirë edhe ahengjet në objektet hotelierike të regjistruara për festa apo lloj tjetër të objektit të mbyllur.Nga 16 gushti i vitit 2021 nevojitet posedimi i obliguar i certifikatës për imunizim, së paku doza e parë, dhe shërbim të obliguar të kontrollimit të certifikatave për vaksinim në hyrje të çdo objekti, përfshirë edhe objektet hotelierike, ku ka më shumë se 30 persona për çfarë do lloj ngjarje (aheng, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore e sportive).
Posedimi i një certifikate për imunizim – të paktën doza e parë e vaksinës, vlen vetëm për personat mbi 18 vjeç.
Obligohen shërbimet kompetente të inspektimit në periudhën e ardhshme të intensifikojnë kontrollet me qëllim të zbatimit dhe respektimit të rekomandimeve preventive dhe masave lidhur me KOVID 19”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së RMV-së. Këto vendim të Qeverisë vijnë pas rritjes së numrit të personave me KOVID-19, transmeton info7.mk.