Në Gjykatën Themelore Shkup sot pritet të shqiptohet Aktvendimi për lëndën “ Target-Fortesa” që ka të bëjë me përgjimin masiv dhe zhdukjen e pajisjeve nga drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish kryeshefi i drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevksi, dhe i punësuar në DSK Nikolla Boshkvovski, që janë në arrati, ish ministrja e punëve të brendshëm Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK Sasho Miallkov. Në mënyrë të paligjshme janë përgjuar më shumë se 4286 numra të telefonave për të cilat nuk ka pasur urdhëresë nga gjykata.