Bashkimi Demokratik për Integrim për herë të parë shpall thirrje publike
duke ftuar qytetarët e Gostivarit që të shprehin interesin e tyre për tu
kandiduar për këshilltarë komunal në komunën e Gostivarit nga rradhët e
Bashkimit Demokratik për Integrim.
THIRRJE PUBLIKE
për vetëkandidim të kandidatëve për këshilltarë të komunës së Gostivarit
për zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që të ofron mundësi për
vetëkandidim edhe për personalitete që nuk janë pjesë e strukturave tona
partiake.
Prandaj, i ftojmë të gjithë të interesuarit që i mbështesin politikat
tona dhe kanë vullnet për të kontribuar për komunën e tyre, të
vetëkandidohen si kandidatë për këshilltarë të komunës për zgjedhjet
lokale të 17 tetorit 2021.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:
Të jenë në moshë madhore, pra të kenë mbushur 18 vjet (në përputhje me
nenin 7, paragrafi 2, alinea 1 nga Kodi zgjedhor);
Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Të jenë të aftë për punë dhe të aftë në aspektin e përgjithshëm
shëndetësor;
Të kenë aftësi për punë, (në përputhje me nenin 7, paragrafi 2, alineja
2 nga Kodi zgjedhor);
Në tërësi t’i respektojnë rregulloret ligjore të RMV-së dhe të mos
procedohet me asnjë veprimtari qëështë në kundërshtim me ligjin;
Përmbushje e plotë e kushteve të parapara ligjore;
Përgatitje dhe paraqitje e programit me ide, vizion dhe projekte të
propozuara për zhvillim të komunës për periudhën 2021-2025.
Me paraqitjen e vetëkandidaturës detyrimisht dorëzohet:
1. Biografi/CV;
2. Letër motivuese;
3. Program me propozim-ide dhe projekte për zhvillim të komunës
Kandidatët e interesuar, kandidaturat duhet t’i dorëzojnë deri më
15.08.2021, në: zgjedhjet@bdi.mk