Sarri ka vendosur, Muriqi qëndron te Lacio

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri kur kishte marrë detyrën e trajnerit kishte theksuar në konferencën për shtyp se Lazio ka shumë sulmues qendrorë. Sipas “Corriere dello Sport”, Sarri tashmë e ka marrë vendimin e tij, pasi paqartësi kishte se cili nga Muriqi ose Kaisedo do të largoheshin.

E përditshmja italiane raporton se Kaisedo do të largohet nga Lazio, pasi Sarri ka vendosur që Muriqi do të jetë zëvendësuesi ideal për Çiro Immobilen.

Për Kaisedon, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, Fenerbahçe është njëra nga skuadrat më të interesuara për të.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *