Covid-19, Tetova dhe Gostivari me më shumë të infektuar

Pas Shkupit dhe Tetovës, shifra të larta të të infektuarve me koronavirus regjistron edhe Gostivari. 20 pacientë po trajtohen në infektivë. Që në orët e hershme të mëngjesit, dhjetëra banorë prisnin të kryejnë testimet. Përgjegjësi i këtij reparti thotë se, nga e hëna do të rihapet sërish edhe spitali modular për trajtimin e të prekurve nga korona.

 “Situata me virusin korona në Gostivar është alarmante. Momentalisht në repartin infektiv ka 20 pacientë, sepse njërin e dërguam me situatë të rëndë në klinikën infektive në Shkup. Katër pacientë i kemi me ndihmë oksigjeni, ndërsa tjerët janë më lehtë. Numri i pacientëve ambulator është rritur shumë këto dy ditë, pra mbi 40. Nga e hëna do e hapim edhe spitalin modular nëse rritet numri sepse këtu kemi vetëm 24 krevat, pra nëse mbushen sot, do e hapim edhe  spitalin modular”- Ratko Naumovski përgjegjës i repartit Infektiv në Gostivar.

Nga ana tjetër në spitalin e Tetovës ka të shtruar 36 të infektuar, 31 prej të cilëve me terapi oksigjeni. Vetëm ditën e sotme deri në ora 13, janë kryer rreth 60 kontrolle ambulatore të pacientëve me simptoma të virusit korona.

“Kemi një rritje të pakënaqshme të rasteve të reja të të infektuarve me kovid, e cila realisht edhe është pritur shkaku i tubimeve familjare dhe festave të pakontrolluara. Sot kemi numër kryesisht të pakënaqshëm në spitalin tonë, sepse kemi 36 pacient të hospitalizuar nga të cilët 30  me terapi oksigjeni, por për fat të mirë nuk kemi raste të vdekjes për ditën e sotme. Shpresojmë që ky trend të ngadalësohet sepse kjo rritje nuk do sjellë përfundim të mirë. Apeloj qytetarët që sa më masovikisht të vaksinohen sepse që të na mos përsëritet ajo që kemi kaluar, duhet të arrijmë imunitetin kolektiv që gjithë e presim sa më shpejtë”- pohoi Besnik Mustafai, Mjek Kovid Qendra Tetovë.

Përndryshe, rritja e numrave në Tetovë ka të bëj edhe me numrin e vogël të të vaksinuarve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *