Kosovë, vazhdon operacioni ‘’Subvencioni 2021’’, arrestohen edhe 9 qytetarë

Policia e Kosovës edhe sot ka vazhduar me arrestime në operacionin “Subvencioni 2021” ku janë arrestuar edhe 9 persona të tjerë të dyshuar për përfshierje në veprime të kundërligjshme.

Sipas policisë së Kosovës, bazuar në hetime ekzistojnë dyshimet se personat e arrestuar kanë marrë subvencione nga Ministria e Bujqësisë nëpërmjet dhënies së ryshfetit, shkruan lajmi.net.

Personat e dyshuar janë qytetarë të komunave të ndryshme.

Personat janë arrestuar në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim: tre (3) persona nga Komuna e Istogut, dy (2) persona nga Komuna e Lipjanit, një (1) person nga Komuna e Ferizajt, një (1) person nga Komuna e Prishtinës dhe dy (2) persona nga Komuna e Pejës.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës: 

Policia e Kosovës vazhdon operacionin ‘’Subvencioni 2021’’, sot edhe nëntë (9) persona tjerë të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme arrestohen nga krimet ekonomike

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *