Kryeparlamenti Talat Xhaferi sot do t’i shpall zgjedhjet lokale

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot duhet t’i shpallë zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Edhe pse fushata fillon tre javë para para ditës së zgjedhjeve, partitë tashmë janë aktive në terren dhe paralajmërojnë koalicione dhe kombinatorika  zgjedhore. Një pjesë e partive tashmë kanë dalë me kandidatë të vet dhe paralajmëruam bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme lokale.

LSDM-ja do të koalicionojë me BDI-në, Besën dhe PSDH-në. Paralajmëruan se mbështetje të ndërsjellë në disa komuna do të japin që në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa në komuna të tjera do të mbështeten në raundin e dytë. Nga LSDM thonë se ata janë favoritë në të gjitha qytetet, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe sondazhet.

VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëroi se do të dalë me kandidatë krejtësisht të rinj për zgjedhjet lokale, të cilët, siç theksuan, janë më të ndryshëm dhe kanë çfarë të ofrojnë dhe prandaj do të jenë fitues. Të gjithë kandidatët përfundimisht do të shpallen në shtator.

Mbetet e pasigurt nëse procesi zgjedhor do të jetë me rregulla të reja për pragun zgjedhor të kandidatëve të pavarur, të cilët tashmë kanë hyrë në procedurë kuvendore.

Presidenti Stevo Pendarovski u prononcua se nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në formën e tanishme, para së gjithash për shkak të pragut prej dy për qind për kandidatët e pavarur. Ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor do ta merrnin nënshkrimin e shefit të shtetit vetëm nëse lidhur me pragun për kandidatët e pavarur arrihet konsensus më i gjerë midis partive.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *