Shkrumb e hi, kështu duket pylli i cili mori flakë mbrëmë në rajonin e Koçanit. Me qindra hektarë me pyje janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit.
Vetëm pak metra nga zjarri, ka shtëpi të banuara, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ka vetëm disa shtëpi dhe vetura te djegura.
Për fat të keq ato që kanë pësuar janë bagëtia dhe kafshët e egra.
Zjarri i cili shpërtheu mbrëmë është lokalizuar, por ende është aktiv.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar por janë rreth dhjetë persona të cilët janë paraqitur në spitalin e Koçanit për shkak të kanë thithur tym e ato sot janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Banorët ende nën ethe e të frikësuar rrëfejnë për ngjarjen e mbrëmshme. Me vetiniciativë kanë marrë kova me ujë dhe fshesa për ta shuar zjarrin.