Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, skuadra e Udinezes që militon në Serinë A, i ka kërkuar Çelësit, huazimin e Armando Brojës deri në qershor të vitit 2022.
Gazetari italian bën me dije se bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë, teksa pritet me mjaft interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e shqiptarit, që disa ditë më parë rinovoi kontratën me kampionët në fuqi të Champions-it.
Pas shkëlqimit me Vitesen në Holandë, në sezonin që sapo u mbyll, sulmuesi 19-vjeçar, pritet të huazohet në një kampionat më të fortë, për të fituar më shumë eksperiencë dhe për t’u konfirmuar si një bomber i klasit të lartë.