Mexhiti, Sela dhe Gashi, nuk marrin pjesë në pyetje deputetësh

Me 40 minuta vonesë, ka filluar seanca e pyetjeve të deputetëve në Kuvend.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, në hapjen e saj njoftoi se në seancë nuk do të marrin pjesë deputetët, Zadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Izet Mexhit nga Bashkimi Demokratik për Integrim, transmeton TV21.

Kjo do të thotë, se në këtë seancë nuk mund të presim pyetje nga këta deputetë drejtuar ministrave.

Seanca për pyetje deputetësh organizohet çdo të enjte të fundit të muajit, dhe kjo jep mundësi, që deputetët e zgjedhur nga populli të mund t’u parashtrojnë ministrave pyetje për çështje aktuale për të cilat ata vlerësojnë se janë me rëndësi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *