Janë absolute tezat që tani po ngrihen se dikush ka rënë dakord me dikë për një rast të veçantë, mendoj se po mohohen njëra pas tjetrës ose përjashtohen nga njëra-tjetra. Nëse dikush ka rënë dakord me dikë, për çfarë është rënë dakord, të shpëtojë ose të kthehet para drejtësisë, cila është marrëveshja që është e ligjshme dhe me kë ishte e ligjshme?”, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve.
“Nuk do të ketë marrëveshje me askënd, dhe kushdo që ka marrë ndonjë vendim në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit, duhet të sillet para drejtësisë në çdo kohë dhe të mbajë përgjegjësi.