16 intervenime në Shkup, ekipet e zjarrfikësve janë nisur drejt Koçanit dhe Kokinos (FOTO)

Brigada e zjarrfikësve në Shkup informon që prej orës 13 deri në ora 18:00 ka realizuar 16 intervenime për shuarjen e zjarreve, transmeton Alsat. Të gjitha zjarret në territorin e Shkupit janë lokalizuar.

“Në ndihmë në Staro Negorçani janë dërguar dy automjete të zjarrfikësve si dhe forca shtesë. Në Koçani, ku gjendja është serioze, për ndihmë po dërgojmë edhe tre automjete dhe 15 zjarrfikës”, njoftojnë nga Brigada e Zjarrfikësve në Shkup.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *