Të gjitha informacionet për zjarret aktive në Maqedoninë e Veriut

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shtip njofton për zjarr të ri në zonën e fshatit Istevnik i ri të komunës së Dellçevës. Nga zjarri është kapluar mali në hapësirë prej 10 hektarësh. Për momentin, në shuarje të zjarrit intervenojnë 6 zjarrfikës dhe banorë të fshatrave përreth. Vlerësohet se bëhet fjalë për terren të vështirë, ndërkaq zjarri ende është aktiv dhe nuk është nën kontroll, transmeton TV21.

Gjithashtu njoftohet edhe për zjarr në afërsi të fshatit Beli të komunës së Koçanit. Është djegur bari i thatë, ndërkaq ekziston rrezik për përfshirje edhe të vreshtave në afërsi. Ka në terren makina të kundërzjarrit dhe 4 zjarffikës. Tani për tani zjarri mbahet nën kontroll, por me ndryshimin e kahjes së erës ekziston rreziku që të shpërndahet më shumë.

Ekziston panik te qytetarët.

Sipas njoftimeve të qytetarëve, zjarri është shumë afër shtëpive. Kërkohet forca më të mëdha, pasi me ato aktualet nuk mund të shuhet zjarri.

Në Koçan ka edhe një zjarr aktiv, i shkaktuar nga rënia largpërçuesit./TV21

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *