Vazhdojnë zjarret në Turqi, lëndohen 180 persona

Zjarrfikësit në Turqi vazhdojnë të luftojnë me zjarret vdekjeprurëse që detyruan evakuimin e të gjithë fshatrave dhe hoteleve në bregdetin e Mesdheut.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën mes flakëve, ndërsa raportohet për më shumë se 180 të plagosur.

Mes viktimave është një djalë 25-vjeçar, Şahin Akdemir nga Marmaris, i cili ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm.

Zjarret fillimisht u shfaqën në një rajon me popullsi të rrallë rreth 75 kilometra, në lindje të Antalias, një vend turistik, veçanërisht i popullarizuar me turistët rusë dhe evropianë lindorë, raporton TopChannel.

Zyrtarët lokalë thonë se zjarri është vënë pjesërisht në kontroll, por teksa flakët ndihmohen nga i nxehti përvëlues, shuarja e plotë e vatrave duket e vështirë.

Një ditë ma parë, kryebashkiaku i Marmaris, Mehmet Oktay tha se do të ketë hetim të plotë për zjarrin shkatërrues dhe nëse se ka persona përgjegjës, ata do të përballen me drejtësinë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *