Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, Bekim Haxhiu i ftuar në “Magazina Ekonomike”, i pyetur se pse Qeveria nuk u doli në pah kërkesave të pronarëve të restoranteve për dasma, u shpreh se kjo çështje është në dorë të Komisionit për Sëmundje Infektive sepse sipas tij ky Komision vendos se kush i plotëson kushtet për punë e kush, jo, gjithnjë duke pas parasysh shëndetin e qytetarëve dhe rrezikun nga përhapja e koronavirusit.