Me plot meritë, skuara e Laçit ka arritur që të eliminojë skuadrën rumune, Universitatea Kraiova, në qytetin e Kraiovës, duke rezistuar 0-0 deri në fund.
Me suksesin 1-0 në Shqipëri përpara 7 ditësh, bardhezinjtë e Shpëtim Duros arrijnë që të marrin biletën për në turin e tretë kualifikues, aty ku do të gjejnë skuadrën me traditë dhe prestigjoze të Belgjikës, skuadrën e Anderlehtit.