KSHZ-ja hedh poshtë raportin e Revizorit

Të dhënat në raportin e Entit të Revizionit për punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk janë të sakta, pretendon nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu. Si anëtare e përbërjes së mëparshme të KSHZ-së, së cilës i referohet revizioni, ajo mohon të ketë pasur pagesa të paligjshme.

KSHZ-ja asnjëherë nuk ka bërë pagesë pa dokumentacion të paraqitur siç duhet, që do të thotë për asnjë denarë të vetëm, e jo shuma të tilla që u treguan dje dhe që i lexojmë në media.”- deklaroi Ditmire Shehu, Nënkryetare e KSHZ-së.

 Shehu gjithashtu mohon se dy milion euro janë paguar si honorar, për anëtarët e bordeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve të parakohshme lokale dhe atyre presidenciale në vitin 2019.

“Sa i përket vërejtjes së dytë se KSHZ-ja pa të dhëna të ruajtura në ueb aplikacionin, në mënyrë elektronike, ose në formë të letrës pagoi 133 milion denarë, kjo nuk është e vërtetë. Pagesa e komisioneve zgjedhore komunale u bë në bazë të vendimeve që i kemi këtu.”- pohoi Ditmire Shehu, Nënkryetare e KSHZ-së.

KSHZ -ja mohon se nuk ka pasur pagesa të paligjshme të honorarëve për personat në organet ndihmëse në vlerë prej 2.5 milion denarësh. Kryetari i KSHZ -së, Aleksandar Dashtevski, i cili nuk ishte pjesë e përbërjes së mëparshme, theksoi se ekziston mundësia që revizorët të mos kenë qasje në të gjitha dokumentet, prandaj edhe raporti ka qenë i tillë. Dashtevski gjithashtu kërkoi mendim nga udhëheqësi i revizionit të brendshëm në KSHZ.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *