Lyen me benzinë bashkëshorten dhe i vë flakën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një i moshuar i ka vënë flakën gruas së tij.

BalkanWeb mëson nga se specialistët e hetimit të krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë 72-vjeçari me iniciale P.J., banues në fshatin Këllëz për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *