Temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë

Gjashtë rajonet-rrethina e Shkupit (në veri të Vardarit), rajoni i Osogovës-Maleshevës, jugu i Vardarit, Pellagonia dhe Ohër-Prespë prej sot janë kapluar nga temperatura të larta në fazën portokalli. Situata me valën e të nxehtit, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, vlen në gjithë territorin e shtetit.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 23 ndërsa ajo maksimale prej 34 deri 41 gradë.

Për shkak të valës së nxehtësisë, Qeveria publikoi disa rekomandime, në mesin e të cilave edhe lirimin nga obligimet e punës të grupeve më të ndjeshme të popullsisë, siç janë – gratë shtatzëna dhe personat në moshën mbi 60 vjet, në kopshtet e fëmijëve të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët në vende të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, si dhe njësitë e vetëqeverisjeve lokale, Kryqi i Kuq i RMV-së dhe qendrat për punë sociale në rajonet e kapluara me valën e nxehtësisë të kanë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë personave të vetmuar dhe të sëmurë dhe të pastrehëve.

“Duke pasur parasysh faktin se disa procese të caktuara të rrezikshme dhe teknologjike mund të jenë rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar në diell, përkujtohej punëdhënësit në detyrimin për respektimin e rregullave ligjore nga kjo sferë”, theksuan nga Qeveria

Qeveria ka vendosur që organet shtetërore dhe ndërmarrjet publike dhe institucionet duhet të ndjekin rekomandimet dhe sektori privat këshillohet që të organizojë orë pune në mënyrë që të mbrojë punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, për të shmangur qëndrimin jashtë në periudhën mes orës 11:00 dhe 17.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *