Një trup i pajetë është gjeturt në afërsi të rrugës rajonale që të çon nga Mavrova për në Dibër.
Për momentin nuk dihet identiteti dhe arsyeja e vdekjes, ndërsa sipas informatave të para, trupi ka qenë në fazën e kalbjes ose prishjes.
Nga SPB Tetovë njoftojnë se pas denoncimit, policët kanë dalë në terren. Sipas njoftimit policor, trupi është gjetur në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë.
Me urdhër të prokurorit publik dhe ekipit të SP Gostivar, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.