Shaqiri: Kyçja në platformën e interoperabilitetit është domosdoshmëri për secilin institucion në vend

Gjatë ditës së sotme, Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri.

Sipas njoftimit të MSHIA-s, përgjatë takimit, ministri Shaqiri i dorëzoi drejtorit Demiri vërtetimet për integrimin APRMV-së me sistemin e Regjistrit qëndror të popullsisë.

Tashmë ku institucion, thuhet në kumtesë, do të ketë qasje direkte në të dhënat e regjistrit qëndror të popullsisë.

“Me kyçjen në platformën e interoperabilitetit, institucionet do të mund të përpunojnë dhe shkëmbejnë të dhëna me njëra-tjetrën dhe si rrjedhojë kjo përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarin. Me qëllim rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore, iu bëj thirrje të gjitha institucioneve në vend që të marrin iniciativën për t’u kyçur në sistemin e interoperabilitetit për një periudhë te shpejtë kohore”, thuhet në njoftimin e MSHIA.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *