Fier – Është përsëritur shpejtësia e çmendur në Bypass-in e Fierit. Pas Lamborghini e BMË që u ndaluan disa ditë më parë me shpejtësi tej normave duke bërë gara, së fundmi një Ferrari është ndaluar teksa udhëtonte me 231 km/h.
Policia njofton se ka arrestuar T. S., 50 vjeç, nga Polonia, ndërsa ferrari me targa gjermane është dërguar në pikën e bllokimit.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.Pas arrestimit, për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni. Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.