Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.839 teste të kryera janë regjistruar 39 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 14 vetëm në Tetovë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 12 pacientë, shkruan Alsat. Sot fatmirësisht nuk janë është regjistruar asnjë viktimi së pasojë e Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.124 raste, prej të cilëve 150.307 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 326 raste aktive me virusin korona.