Filipçe për të pavakasinuarit: Për masa konkrete do të bisedojmë në gusht

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se nuk do të kemi mundësi tjetër përveç ndonjë forme të kufizimit.

“Përmasat është biseduar dhe do të bisedojmë me qëllim ta mbrojmë popullatën, ndërsa masat që do të ndërmerren do të jenë për të vaksinuarit”, tha Filipçe.

Ai tha se për këto masa do të bisedohet gjatë muajit gusht.

“E pamë gjatë viteve të kaluar çfarë do të thotë të mos kemi vaksina për sëmundje, çfarë kufizimesh, orë policore. Tani shohim edhe ndjekim shembujt e vendeve tjera, ka kompani private që dëshirojnë të punësuarit të vaksinohen në mënyrë që të funksionojë procesi i punës, ndërsa ne e mbrojmë shëndetin publik nëse eventualisht do të vendosim masa të tillë”, tha Filipçe.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *