“Me 20 mijë £, në Angli”, alarmohen britanikët: Trafikantët shqiptarë po reklamojnë edhe në Tik Tok

Media britanike Daily Mail, kanë ngritur alarmin se grupe kriminale shqiptare po sponsorizojnë reklama në rrjetet sociale ku ofrojnë kalim ilegal drejt Britanisë së Madhe me një pagesë prej 20 mijë paundësh. Reklama së fundmi është publikuar në Tik Tok një rrjet social ky që përdoret në masë të madhe nga të rinjtë por jo vetëm.Nga një hetim i mediave britanike, rezulton që rrjetet sociale janë të mbushura me reklama nga trafikantët e qenieve njerëzore, ndonjëherë duke përqeshur përpjekje nga autoritetet britanike për t’i ndaluar ata dhe duke postuar udhëzime hap-pas-hapi për të ndihmuar migrantët e paligjshëm të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë se Sekretari i Brendshëm Priti Patel , kohët e fundit vizitoi Shqipërinë për të nënshkruar një marrëveshje që përshpejton dëbimet e kriminelëve dhe azilkërkuesve të dështuar.

Numri i migrantëve që kalojnë Kanalin është rritur në ditët e fundit për të shkuar në më shumë se 8,000 për një vit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *