Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,22% në raport me vendimin e datës 19.07.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 1,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 1,138 denarë/kg dhe tani do të jetë 36,880 den/kg.
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 71.00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 73,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 60,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 62,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 38,018 (denarë/kilogram) – 36.880 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë ulje edhe atë: te benzina për 4,152 %, te nafta për 4,259 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,631 % dhe të mazuti për 4,31%. Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,365%.