Komisioni për Çështje Evropiane ku pritej të fillonte leximi i amendamenteve ndaj propozim-Ligjit për shtetësi nuk ka shqyrtuar asnjë amendament deri tani.
Propozuesit e tyre, deputetët e të Majtës janë prezent në trupa punues për propozime tjera, ndërsa opozita maqedonase OBRM-PDUKM mban pezull komisionin me fjalime procedurale.
Sot është dita e fundit e shqyrtimit të tekstit në trup punues, ndërsa në seancën e ardhshme plenare pritet miratimi i tij.