Kosova po bën paraqitje të jashtëzakonshme në Xhudo në Lojërat Olimpike. Pas Krasniqit dhe incidentit të vogël me Kelmendin që u eliminua shpejt, tani është pranë një medalje edhe Nora Gjakova.
Majlinda Kelmendi nuk përsërit “Rio 2016”, eliminohet qysh në ndeshjen e parë nga Lojërat Olimpike
Luftëtarja dardane arriti deri mes 4 më të mirave duke hequr qafe shumë shpejt holandezen Sanne Verhagen në raundin e dytë ndërsa në çerekfinale mundi xhudisten sllovake, Kaja Kajzer me IPPON, duke dominuar gjatë gjithë duelit.
Nora fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me IPPON për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballet me japonezen Toshida.