Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjeve që mëngjesin e sotëm kanë humbur familjarët e tyre në aksidentin në afërsi të qytetit kroat Brod.
Ahmeti mes tjerash ka shkruar:
Me trishtim pranova lajmin për aksidentin e tmerrshëm në Kroaci.
Shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që mëngjesin e sotëm humbën familjarët e tyre në aksidentin në afërsi të qytetit kroat Brod.
Uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe në këto momente trishtimi bashkëndjej dhimbjen me familjet e viktimave dhe me gjithë popullin e Kosovës.