Me kënaqësi sot prita Baki Ajetin, fituesin e medaljes së artë në Turneun ndërkombtar të boksit për “schoolboys” që u mbajt në Zrenjanin të Serbisë, sikurse edhe fituesin e medaljes së argjendtë Altin Osmanin dhe Ardijan Azemin fituesin e parë të medaljes së bronzit. Në këto gara kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Maqedoni e Veriut, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Sllovenia, Rumania e Hungaria, ka shkruar ne rrjetin social Facebook. kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk.
![May be an image of 4 people, people standing, indoor and text](https://scontent.fskp2-1.fna.fbcdn.net/v/t1.6435-9/220078274_2871156369879679_8916988758036823404_n.jpg?_nc_cat=105&ccb=1-3&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=XZ0_YQVxwAAAX8Vm52D&_nc_ht=scontent.fskp2-1.fna&oh=c7c72744881e321bb8bed77162b433d8&oe=6120A07E)
Sfida e ardhshme e Baki Ajetit dhe Altin Osmanit është Kampionati Evropian, që do të mbahet nga 10 deri 20 gusht në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës. Ndërsa Ardijan Azemin e pret Kampionati Evropian për të rinjë që do të mbahet në Budva të Malit të Zi.Fituesit e medaljeve sikurse edhe trajnerin e tyre Naser Harunin i falënderova që na bëjnë krenar me sukseset nga garat e shumta ku marin vazhdimisht pjesë dhe ju urova suksese edhe në sfidat e ardhshme ka shkruar ai, transmeton Info7.mk.