Përplasen dy avionë në pistën e aeroportit në Dubai

Dy avionë të udhëtarëve janë përplasur në pistën e Aeroportit ndërkombëtar në Dubai, në incident nuk ka persona të lënduar.

Janë përplasur avioni i kompanisë me buxhet të ulët “FlajDubai” dhe i komapnisë “Galf er” me seli në Bahrein.

Kompania “FlajDubai” kumtoi se një prej aeroplanëve të saj Boing 737-800 që është dashur të fluturojë për në Kirgistan ka pasur një “incident të vogël” dhe është detyruar të kthehet në pozitën fillestare, ndërsa udhëtarët janë nisur gjashtë orë më vonë. Në përplasje është dëmtuar maja e njërit krah të aeroplanit.

Derisa kompania “Galf er” kumtoi se aeroplani i saj është dëmtuar në pjesën e pasme.

Drejtoria e Aeroportit ndërkombëtar në Dubai, kumtoi se për shkak të përplasjes janë detyruar të mbyllin njërën prej dy pistave të saja për dy orë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *