Online takim i Zaevit, Vuçiqit dhe Ramës

Këtë mëngjes kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë mbajtur një takim online. Siç bëri të ditur kryeministri Zaev kanë diskutuar për Forumin Ekonomik për bashkëpunim rajonal i cili do të mbahet më 29 korrik në Shkup.

“Këtë mëngjes patëm një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilën së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Serbisë, Aleksanda Vuçiq po e organizojmë më 29 korrik në Shkup. Angazhohemi edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Ky është Ballkani i ri, Evropian”, ka shkruar kryeministri Zaev.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *