Ministri i punëve të Brendshëm Oliver Spasovski dhe Zv/ministri Nazim Bushi së bashku me Znj. Rexhepi, Zëvendës Kryeministre e Republikës së Kosovës dhe Z. Sveçla, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, morëm pjesë në hapjen e vendkalimit të përkohshëm kufitar Strezimir – Restelica, i cili është planifikuar të veprojë nga 18 korrik – 1 shtator të këtij viti, me orë pune nga ora 08.00 deri në 20.00, gjë që është në interes të banorëve të rajoneve kufitare, për tranzitimin e tyre të qetë në të dy anët e kufirit, pavarësisht nëse është ekonomik, privat apo tjetër arsye.
Siguria kufitare, së bashku me transferimin e lirë dhe të papenguar të mallrave dhe udhëtarëve përtej kufijve, janë objektivat kryesorë të sistemit të integruar të menaxhimit të kufirit, por edhe të bashkëpunimit rajonal dhe, mbi të gjitha, dypalësh kufitar.
Bashkëpunimi ynë i deritanishëm me kolegët nga Ministria e Brendshme e Kosovës, përfshirë në fushën e menaxhimit të kufirit dhe sigurisë së kufirit, nga viti në vit po bën përparim të dukshëm jo vetëm përmes prizmit të aktiviteteve të përditshme kufitare të Qendrës së Përbashkët të Kontaktit, shërbimet e policisë kufitare, patrullat e përziera dhe të ngjashme, por edhe në iniciativën e përbashkët të vazhdueshme për thellimin dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi.
Ne mbetemi të hapur për të gjitha iniciativat, programet, aktivitetet rajonale dhe Evropiane që janë në interes të të gjithë qytetarëve tanë, por edhe të qytetarëve të rajonit dhe lagjes.