MPPS Maqedoni: Pensioni për muajin korrik do të rritet për 1.2 për qind

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se pensionet do të rriten për 1.2 për shkak të shpenzimeve të jetesës.

Siç njoftojnë nga MPPS, rritja e pensioneve është 188 denarë në nivel të pensionit mesatar dhe 125 denarë në nivel të pensionit minimal.

“Pensioni i rregullt caktohet dy herë në vit, nga 1 janari dhe 1 korriku sipas përqindjes së rritjes së indeksit të shpenzimeve për jetesë. Duke nisur nga vitit 2019, krahas caktimit të rregullt të pensioneve, ka caktim edhe nëse BPV gjatë vitit të kaluar ka rritje prej më shumë se 4%”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Nga MPPS theksojnë se krahas dy mënyrave të caktimit të pensionit, caktimi i pensionit mund të bëhet edhe kur ka rritje të pagës minimale për 15% dhe rritje të pagës mesatare nga viti i kaluar për më shumë se 5%.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *